Gjykata e Apelit vërteton vendimin për shfuqizimin e aktvendimit të Mijallkovit dhe Thaçit në rastin ‘Titanik 2’

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi informacionin që sot u publikua se është shfuqizuar e aktvendimi për lëndën ‘Titanik 2’ të Prokurorisë Speciale Publike, ku të akuzuar ishin ish-shefi DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.
Pas seancës më 04.11.2019, Gjykata e Apelit – Shkup, mori vendim ku vërtetohen ankesat e të akuzuarve, të dhëna përmes avokatëve të tyre, me çka e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në Gjykatën Penale të Shkupit për rigjykim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë gjatë veprimeve në këtë lëndë ka shkelur disa procedura dhe për këtë shkak vendimi është i plotësisht i parregullt dhe i paligjshëm.
Masat e kujdesit ndaj të pandehurve vazhdojnë të mbesin në fuqi.
Ndryshe, të pandehurit në Titanik 2 u dënuan më 8 mars të këtij viti. Mijallkov mori tre vjet, Thaçi tre vjet e dy muaj. Ndërsa ish anëtarët e OBRM-PDUKM-së në KSHZ, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanovska secili mori nga tre vjet. Bedredin Ibraimi mori dënimin me burg më të lartë – katër vjet e gjashtë muaj. Prokurorja Fatime Fetai në ditën e aktgjykimit kërkoi paraburgim për Mijalkovin dhe Ibrahimin. Propozimi u pranua. Mbetën prapa grilave njëzet ditë.
Më 28 mars, Apeli i dërgoi ata në arrest shtëpiak. Më 6 maj, Mijalkov me vendim të Apelit iu shfuqizua edhe arresti shtëpiak, për shkak të skadimit të 60 ditëve deri në formësimin e prerë të vendimit në gjykatën më të lartë. Për Ibrahimin, mbeti masa e arrestit shtëpiak.
Sipas aktakuzës së PSP-së në vitin 2013, Sasho Mijalkov nga pozita e drejtorit të DSK-së i bëri thirrje liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtarit të tij të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të mbështesë rivotimin në tre vendvotime në Strumicë. Si kompensim, anëtarët e OBRM-PDUKM-së mbështesin rivotimin në komunën e Çairit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët