LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Mikiq u arrestua sepse iu zunë poster të Vuçiqit

Gjuriq: Mikiq u arrestua sepse iu zunë poster të Vuçiqit

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka konfirmuar mëngjesin e kësaj së enjte se Gradimir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranillugut është arrestuar sepse në automjetin e tij janë gjetur poster parazgjedhor.

Kryetari i kësaj komune me shumicë serbe në Kosovë, është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse i janë zënë poster te SNS – me imazh të kryeministrit Aleksandër Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Sipas Gjuriq, Mikiq është arrestuar dhe më pas është liruar, kurse është akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare.