Janë bërë 23 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.
Telegrafi në vazhdimësi ka sjell reportazhe nga veriu i Mitrovicës të ngjarjeve të ndryshme duke përfshirë dhe natën e tmerrshme të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.
Këto intervista e rrëfime janë publikuar në vitin 2015, në Telegrafi.com ( Pamje e foto të rënda)
Sipas Halit Baranit i cili kishte thënë se KMLDNJ ka deklarata se në natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, prej orës 21:00 e deri në orën 3:30 të mëngjesit, janë pushkatuar 10 shqiptarë brenda nëpër shtëpi; janë plagosur me armë zjarri 25 të tjerë; janë keqtrajtuar rëndë fizikisht 93 shqiptarë; ndërsa janë dëbuar 1,200 e më tepër familje nga kriminelët serb, të prirë nga Oliver Ivanoviq në bashkëpunim me Dragan Delibashiqin dhe bashkëpunëtorë të tij.
Për këtë rast kishte akuza ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq (tashmë i ndjerë) ku përshkruheshin urdhrat dhe pjesëmarrja në vrasjet e shqiptarëve të veriut në shkurt 2000, këtë herë në rolin e udhëheqësit të grupit paramilitar “Rojat e Urës”.
Atë natë u vranë: Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci, Nimon Sejdiu, Sebiha Abrashi dhe Muharrem Sokoli.
Po atë natë u plagosen rëndë 25 shqiptarë, kurse u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 të tjerë. Në të njëjtën kohë filluan përndjekjet e shqiptarëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjesë të qytetit.
Vetëm natën në mes të datës 3 dhe 4 shkurt, nga veriu i Mitrovicës me dhunë u dëbuan rreth 100 familje shqiptare. Përndjekja e shqiptarëve vazhdoi edhe në ditët në vijim, kështu që gjatë muajit shkurt të vitit 2000 nga veriu i Mitrovicës u dëbuan me dhunë mbi 1.500 familje shqiptare.
Sipas Baranit, prej shkurtit e deri në korrik të vitit 2000, janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre në veri mbi 11 mijë shqiptarë.
Barani të gjitha deklaratat e dëshmitarëve për rastin e 14 prillit 1999 dhe rastin e 4 shkurtit 2000 i ka deponuar me 25 shkurt 2013 në Prokurorinë e EULEX-it.
Telegrafi më poshtë ju sjellë dëshmitë e të mbijetuarve të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000 të siguruara nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Mitrovicë.
Hava Sejdiu: “Ishte ditë e enjte, ora 10 e mbrëmjes. Thirra shoqet për të ndenjur, por më shumë për t’u nxehur. Nga ora 22:00 ka krisur një bombë dhe të njëjtën kohë dhe një sirene e kerrit. Serbët e kanë gjuajtur bombën nga dritarja e banesës. Përnjëherë u mbush rruga me paramilitarë serbë. S’kishe ku e vendosje këmbën. Përderisa dy fqinjet e mia shkuan nëpër shtëpitë e tyre, njëra mbeti tek unë. Thash të dal të shoh se ç’po ngjet. Dritaren e kam hap. I dëgjova paramilitarët duke thënë: ‘Shkojmë, shkojmë, se në katin e parë është dera afër Gjokës, atje është një shqiptar’.
Në pamundësi për t’i treguar shokut, ata menjëherë erdhën tek ne. Sa arrita tek dera e hyrjes, i vendosa duart në derë (mendja ime që mund ta mbaj derën). I mëshuan derës tri herë me shqelma. Afër 200 veta kishin mësyrë. Shoku doli, fëmijët mbeten brenda. Menjëherë më kanë kapë për flokësh dhe ma ngritën kokën lart.
Më pyetën ‘çka je’, ju thash se shqiptare. E njoha personin, por emri s’më kujtohet. Menjëherë më gjuajti boks dhe u alivanosa. Shoku, kur më ka pa mua në duar të çetnikëve, i ka rënë njërit. Pastaj e kanë kapur shokun dhe e kanë maltretuar në mënyrën më mizore.
Kur më ka ardhur pak vetëdija, kam shkuar pas bashkëshortit të shikoj çka ka. Aty ishin afër 30 ose 40 veta që thanë: ‘Hajde bezhimo, ovaj je gotov’ (Ikim, se ky mbaroi). Këtë fjalë e kam dëgjuar. Shoku duart i kishte pasur lartë, trupin e kishte të lëshuar poshtë.
Nga serbët fëmijët i kanë marrë disa boksa. Për fat, fëmijët u përzien me serbët dhe kanë ikur zbathur nga Lagja e Boshnjakëve. Mbas dy orëve shokun s’e di kush e ka sjell apo ka ardhur vet, se unë ika tek fqinja përball. Kam përcjell për spiun të derës dhe pashë Nimonin. Mirëpo, kur e ktheva, Nimonin nga vetja nuk kam mundur ta njoh në çfarë gjendje e kishin sjell. E kam tërhequr me shoqen dhe e kemi futur brenda. Prej orës 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit nuk kam marr asnjë ndihmë, pos disa qytetarëve që janë interesuar përmes telefonit.
Në orën 4:00 të mëngjesit ka ardhur një njësit i madh i KFOR-it, diku 56 tanke e 20 makina policie të UNMIK-ut. Menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Prishtinës e mua në Spitalin e marokenëve. Nimoni nuk i mbijetoi torturave”.
Shaip Canhasi: “Në orën 9:20 isha me bashkëshorten ne banesën tonë të dhënë me qera një polici të UNMIK-ut nga Jordania, i cili ishte bashkë me ne. Serbët e thyen derën dhe filluan rafal të na gjuajnë. Bashkëshorten time e kapi plumbi. Mua më kapi ky polici, ma vuri dorën me ra. E kapëm bashkëshorten, e qitën në krevat dhe vdiq.
Një serb prej tyre e njoha që ka qenë militar. Karshi banesës e kam po emrin nuk ia di. Banesa në të cilin ai jeton e ka të uzurpuar. Numri i asaj banese është S5 nr. 1/1. Vetëm një hyri, d.m.th. ai që e kam karshi. Kufoma ka mbetur 24 orë ashtu, derisa erdhën KFOR-i. Ata e kanë çuar për në Prishtinë. Mezi e kam varros”.
FeridZahiti: “Meqenëse isha duke e kaluar rrugën te Mentor Jashari, papritmas më kanë ra mbrapa me mjete të ftohta. Më ka rënë në kokë rënd gjashtë veta. Pasi i kanë kryer procedurat të cilat kanë zgjatur diku 15 minuta, i përgjakur e pa intervenuar askush, kam hyr në kerr të Policisë. Pasi hyra, më dërguan për në Spital të Marokenëve. Aty kokën ma kanë qepur në tri vende. Policia më ka marrë në pyetje. Thanë a i njeh, ju thash se po”.
Nexhmedin Ajeti: “Rreth orës 22:00 një turmë e madhe e serbëve ka hyrë në ndërtesën tonë, në lagjen Lulishtja. Në këtë ndërtesë pos meje ka banuar edhe një shqiptar, Mazllum Mehmeti. Ai ka qenë në katin e pestë, ndërsa unë në katin e tretë. Serbët shkuan në katin e pestë, po pasi dera e Mazllumit ishte derë e hekurit, nuk kanë mundur ta hapin. Pas një kohe kanë ardhur tek ne dhe thanë: ‘Otvori vrata’ (hapeni derën). Unë s’kam dashur ta hap derën. Prapë kërkuan e unë jo. Pas kësaj filluan të gjuajnë me automatik në drejtim të derës time. Jemi përpjekur që të mbrohemi, por s’kemi mundur me i përballu asaj. Prapë kërkuan, e pastaj kemi dëgjuar një eksplodim të madh. Dera ka dalë nga vendi i vet.
Pas kësaj menjëherë kanë gjuajtur një bombë e cila ka eksploduar, e pastaj edhe një bombë. Ashtu radhazi kanë gjuajtur edhe pesë bomba tjera në banesën time. Si pasojë e kësaj dy, fëmijët e mi janë lënduar. Edhe unë jam lënduar, gruaja dhe vajza e Gani Xhakës i cili ka qenë mysafir tek unë.
Përpos që kanë gjuajtur me bomba, kanë gjuajtur edhe me snajper prej ndërtesës përball meje, prej katit të shtatë, sepse të gjitha dritaret ishin thyer. Pas eksplodimit të bombave kanë filluar orenditë të digjen. S’kemi ditur ç’të bëjmë: a me fikë zjarrin apo të përballemi me ta dhe të shikojmë se çfarë po bëhet. Pas kësaj ata kanë ikur. Unë ende nuk e kam ditur se çfarë po ndodh në shtëpi. Kur shkova në sallon e pash që i lënduar është djali Nderim Ajeti, vajza Rrezarta Ajeti, gruaja e Gani Xhakës – Neriman Xhaka, dhe vajza e tij – Emine Xhaka. Kemi kërkuar ndihmë prej KFOR-it, po KFOR-i kurrsesi s’ka ardhur.
Kanë kaluar tri orë e gjysmë duke u përballur me trupat. Pas kësaj na kanë marrë dhe na kanë çuar në drejtim të Spitalit të qytetit, i cili gjendet tek Fabrika e Akumulatorëve. Djali, Nderim Ajeti, 13-vjeçar, më vdiq mbas disa orëve. Vajza është lënduar rënd, unë jam plagosur në këmbën e majtë. Ata janë thirr gjithë kohën te Dragan Delibashiqi, i cili ka qenë përgjegjës për krejt Mitrovicën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje