Gjoshi: Programi 40 faqësh i Qeverisë Kurti është tallje me qytetarët

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas miratimit të programit të qeverisë së re të Kosovës i cili përbëhet prej 40 faqesh. Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është shumë zhgënjyese që për dy muaj koalicioni qeverisës ka propaganduar se kanë hartuar program të madh qeverisës."Dy muaj na kanë pasë lodhë me ato takimet e famshme se si po bënin plane të mëdha ekonomike. Ta kompleksonin edhe babain e ekonomisë moderne, Adam Smithin", ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.
Shkrimi i plotë i Betim Gjoshit:Këta "gjenitë" e politikës me zor paskan arritë t'i shkruajnë 40 faqe program për qeverisjen e vendit. Dy muaj na kanë pasë lodhë me ato takimet e famshme se si po bënin plane të mëdha ekonomike. Ta kompleksonin edhe babain e ekonomisë moderne, Adam Smithin. Ky "program", që vetëm emrin ia kanë ngjitë kështu - nuk po e kalojka nivelin e një dokumenti të ndonjë bashkësie lokale. Ky "program" qenka fundi i shpresës për të rinjtë që mbanin akoma shpresë për punësim e perspektiva tjera. Joserioziteti i madh që po i karakterizon është shenjë serioze për fundin e shpejt të këtij koalicioni.




















































