Maqedoni, gjobë prej 250 eurove nëse uleni në kafene pa certifikatë vaksinimi
Dënime me të holla prej 250 eurove e deri në 30 mijë euro janë paraparë nëse nuk respektohet vendimi qeveritar për posedim të certifikatave për vaksinim gjatë hyrjes në objekte gastronomike apo në ngjarje.
Gjoba më e vogël është paraparë për personat që janë ulur në kafene, ndërsa më e madhja është për kompaninë e cila e ka lënë personin të ulet aty, duke mos qenë i vaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, thotë se inspektorët do të kryejnë kontrolle, por jo me qëllim të dënojnë, por të detyrojnë qytetarët të respektojnë masat për mbrojtje nga përhapja e coronavirusit.
“Gjobat lëvizin nga 2500 deri në 30.000 euro për personat juridik, e kjo varet nga madhësia e subjektit juridik, dhe në varësi të shkeljes. Për shkelje të ndryshme, ka gjoba të ndryshme. Ka gjobë për personin përgjegjës prej 1500 eurove, ndërsa për personat fizik 250 euro. Këto janë paraparë me ligjin për sëmundje ngjitëse”, tha Aneta Simeska Dimoska.
Ajo shtoi se inspektorët nuk do t’i kërkojnë vertifikatat nga qytetarët por nga rend mbajtësi dhe përgjegjësit e restoranteve. Inspektori mund t’i udhëzojë përgjegjësit që të mbledhë vertifikatat nga mysafirët në lokal sepse inspektorët nuk kanë të drejtë të kontrollojnë të gjithë mysafirët në çdo tavolinë.
Ndryshe, nga 16 gushti, të gjitha objektet e mbyllura nuk do të mund të organizojnë festime, ndërsa në pjesë të hapura të cilat janë me kapacitet prej më tepër se 30 mysafirë, duhet patjetër të ketë person që do të mbajë rendin, ndërsa pjesëmarrësit duhet të kenë marrë së paku një dozë vaksinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë