LAJMI I FUNDIT:

I gjithë stadiumi në këmbë për ta duartrokitur, Gavi rikthehet në fushë pas 348 ditëve: Tani le t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme

I gjithë stadiumi në këmbë për ta duartrokitur, Gavi rikthehet në fushë pas 348 ditëve: Tani le t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme

Lajmi i mirë për Barcelonën të dielën nuk ishte vetëm fitorja 5-1 ndaj Sevillas që i mban tre pikët në krye të tabelës, por edhe rikthimi i Gavi në aksion me një fanellë blaugrana pas 348 ditësh jashtë.

Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë të gjurit për Spanjën më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe paraqitja e tij e fundit për Barçën para të dielës ishte në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk më 7 nëntor.


Megjithatë pas një pune të madhe të lojtarit, ai është rikthyer dhe në minutën e 83-të të ndeshjes u inkuadrua në lojë.

Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të në Estadi Olimpic Lluis Companys, kur numri rekord i këtij edicioni i tifozëve prej 47,848 panë Gavin tu futej në vend të Pedrit.

Duartrokitjet ishin shumë të forta për liderin e mesfushës së Barçës i cili u rikthye në mënyrë spektakolare duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

“Culers, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj sot. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu për fitoren. Tani, le të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Ju dua shumë,” tha Gavi , në një video të publikuar në profilet zyrtare të Barçës në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

La Liga
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

Superliga
Ancelotti zbulon nëse Mbappe do të luajë kundër Barcelonës

Ancelotti zbulon nëse Mbappe do të luajë kundër Barcelonës

La Liga
Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Ndërkombëtare
“Pedri është mesfushori më i mirë në botë”, ish-ylli spanjoll lëvdon ‘trurin’ e Barcelonës

“Pedri është mesfushori më i mirë në botë”, ish-ylli spanjoll lëvdon ‘trurin’ e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori