Gjithçka që nuk dinit për nepërkën: Ku dhe si jetojnë dhe si t’i njohim

Nepërka është një gjarpër helmues, me kokën të shtypur në trajtë trekëndëshi, me trupin të mbuluar nga luspa me ngjyra të ndryshme, me dy dhëmbë në gojë dhe me bisht të shkurtër
Gjatësia e nepërkës është kryesisht 60-70 centimetra, mund të arrijë deri në 100 cm, por ekzemplarë të tillë janë të rrallë.
Nepërkat femërore janë më të mëdha se ato mashkullore. Nepërkat mashkullore janë kryesisht ngjyrë gri të lehtë deri në ngjyrë hiri me një larë zigzag të errët të përcaktuar qartë përgjatë trupit, ndërsa ngjyra e femrave është kryesisht e kafenjtë, e kafenjtë në portokalli me një larë të kafenjtë të errët dhe jo aq të kontrast përgjatë trupit, transmeton Telegrafi.
Ka gjithashtu ndryshime në ngjyra dhe lara në nënspecie të ndryshme, si dhe në popullatat e të njëjtit nëngrup. Te nepërkat mashkullore, larat përgjatë anëve dorsale dhe laterale (anësore) të kokës janë qartë të pranishme, ndërsa te femrat ato janë ose të shprehura mjaft dobët ose mungojnë.
Natyrisht që gjithmonë mund të ketë devijime dhe ndonjëherë nepërkat mashkullore mund kenë ngjyrën njësoj si femrat, por ato kanë gjithmonë një larë shumë të theksuar dhe kontrast në kurrizin e tyre si dhe në kokë, rastet kur femrat duken si meshkuj janë shumë më të rralla.
Ekzemplarët e të vegjëlve të nepërkave kanë ngjyra dhe lara të ngjashme si të rriturit.
Në Kosovë deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Letargjia dhe çiftëzimi
Nepërka zakonisht del nga letargjia (gjumi i dimrit) në mars. Meshkujt janë të parët që dalin dhe një ose dy javë pasi kanë dalë nga letargjia, largohen edhe femrat.
Para çiftëzimit me femrën, bëhet një luftë rituale midis meshkujve. Riprodhimi është ovovivipar, femrat lindin 4 deri në 20 këlyshë të formuar në gusht ose shtator (në varësi të stinës).
Në varësi të vitit dhe temperaturës, nepërkat hyjnë në letargji në fillim të vjeshtës, megjithëse janë regjistruar raste të shikimit të nepërkave gjatë ditëve të ngrohta të dimrit.
Ushqimi
Kur takohet me dikë dhe ndihet në rrezik, nuk është e pazakontë që nepërka të fërshëllejë. Ajo nuk është agresive dhe kurrë nuk sulmon e para, vetëm në rast se njeriu i shkel. Përveç kësaj, janë shumë të dobishme në luftimin e brejtësve dhe dëmtuesve.
Ushqehen kryesisht me gjitarë të vegjël, zogj dhe zvarranikë të tjerë. Nepërkat e vogla kryesisht ushqehen me insekte dhe hardhuca. Helmi që ato e prodhojnë iu ndihmon që ta neutralizojnë gjahun e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që lënë pas fatin e keq: Prill mbyll një kapitull të vështirë

Masturbimi dhe lodrat e seksit: A ka vend për shqetësim?

Si të voziteni në një gondolë në Venecie për vetëm dy euro

Lulet më të shtrenjta në botë: Bukuri, rrallësi dhe magji në një petale

Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?