Kompania Twitter ka bërë të ditur të hënën se ka pranuar ofertën e Elon Musk.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.
Marrëveshja – që pritet të mbyllet gjatë vitit 2022 – erdhi me gjithë faktin se Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë.
Marrëveshja nuk pritet të përballet me një shqyrtim serioz nga autoritetet amerikane të konkurrencës sepse interesat kryesore të biznesit të Musk – një kompani e makinave elektrike, biznesi i raketave SpaceX dhe firma Boring Company – nuk konkurrojnë me Twitter.
Një gjë e tillë e vendos shefin ekzekutiv të Tesla-s në krye të një kompanie me 217 milionë përdorues dhe një rol me ndikim në formësimin e agjendës politike dhe mediatike në të dy anët e Atlantikut.
Në këtë kontekst, edhe pse nuk ka pranuar të bëjë një koment të drejtpërdrejtë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden ka qenë prej kohësh i shqetësuar për fuqinë e platformave të mediave sociale.
“Shqetësimet tona nuk janë të reja”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke shtuar se platformat duhet të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen e tyre, përcjell Telegrafi.
“Presidenti ka folur gjatë për shqetësimet e tij në lidhje me fuqinë e platformave të mediave sociale, duke përfshirë Twitter dhe të tjera, për të përhapur dezinformata”, ka thënë ajo, duke shtuar se megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk do të komentonte një transaksion individual.
Sidoqoftë, ky vlerësohet një zhvillim dramatik sidomos për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social.
Por çfarë mund të nënkuptojë kjo?
Para se të njoftonte se kishte bërë një ofertë për Twitter, Musk kishte folur për gjërat që do të dëshironte të ndryshonte në lidhje me platformën e mediave sociale, nga shtimi i një butoni redaktimi deri te kufizimi i moderimit të përmbajtjes, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, Musk kishte vënë në dukje mungesën e një butoni redaktimi në platformën e mediave sociale në një postim në Twitter të vitit 2019: “Ku është funksioni i redaktimit kur të nevojitet vërtet!”, kishte shkruar ai.
I meant lämpe. Where’s the edit function when you really need it!?
— Elon Musk (@elonmusk) April 19, 2019
Më pas në prill të vitit 2022, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse do të dëshironin një buton modifikimi. Rreth 74% e më shumë se 4.4 milionë të anketuarve votuan me “po”.
Do you want an edit button?
— Elon Musk (@elonmusk) April 5, 2022
Vlen të përmendet se Twitter konfirmoi pas sondazhit se po punon në një buton redaktimi, duke shtuar, “Jo, ne nuk e morëm idenë nga një sondazh”.
https://twitter.com/TwitterComms/status/1511456430024364037?s=20&t=EIRgnMfxviV8tfX5WFQaXA
Musk ka sugjeruar gjithashtu lejimin e postimeve të gjata në Twitter.
My most immediate takeaway from this novella of a thread is that Twitter is *way* overdue for long form tweets!
— Elon Musk (@elonmusk) April 15, 2022
Twitter ka një kufi prej 280 karakteresh. Kompania e shtoi këtë numër nga 140 karaktere sa kishte deri në vitin 2017.
Musk ka thënë se është i shqetësuar për paragjykimet që janë të qenësishme për algoritmin e Twitter – të cilin ai tha se do ta zgjidhte me një “algoritëm me burim të hapur”.
I’m worried about de facto bias in “the Twitter algorithm” having a major effect on public discourse.
How do we know what’s really happening?
— Elon Musk (@elonmusk) March 24, 2022
Në fund të marsit 2022, ai shkroi në Twitter: “Jam i shqetësuar për paragjykimet de facto në ‘algoritmin e Twitter’ që ka një efekt të madh në diskursin publik. Si e dimë se çfarë po ndodh në të vërtetë?”.
Për këtë, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse ata do të mbështesnin një algoritëm të tillë. Rreth 83% e më shumë se 1.1 milion të anketuarve ishin “për”.
Twitter algorithm should be open source
— Elon Musk (@elonmusk) March 24, 2022
Musk ka përshkruar edhe vizionin e tij të fjalës së lirë për Twitter.
A lot of people are going to be super unhappy with West Coast high tech as the de facto arbiter of free speech
— Elon Musk (@elonmusk) January 11, 2021
Ai tha në konferencën TED2022 se mendon se Twitter nuk duhet të rregullojë përmbajtjen përtej asaj që kërkohet nga ligjet e vendeve ku operon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!
Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë