Në vendin ku rëndom të rinjtë mblidhen për t’u dëfryer, në orët e vona të së premtes në kryeqytet gjeti vdekjen një 39-vjeçar dhe u plagosën disa të tjerë.
Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.
Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente.
“Pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe një në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë”.
“Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, bëhet e ditur në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale.
Madje, një nga ta raportohet se është i kërkuar nga FBI.
I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Sipas Dukagjinit, bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.
Ndryshe, rasti i së premtes në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.
Sipas prokurorisë, është duke u punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe po ashtu është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave.
E Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar që është përfshirë edhe një pjesëtar i tyre.
“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm, se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta. Sipas informacioneve zyrtare, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
FSK tutje ka thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veprojë bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuq.
E lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
Ai i ka bërë apel sistemit të drejtësisë që të mos lejojë njerëz me vepra kriminale të shëtitën të lirë e të ketë minimizim të rasteve si ajo çfarë ndodhi mbrëmë në qendër të Prishtinës.
“Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?! Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.
Kllokoqi tutje ka shkruar se prioritet i organeve të drejtësisë duhet të jetë ç’armatosja e “terminatorëve”.
E kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka mbajtur takim me drejtorin për siguri dhe drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente.
“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë. Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”, ka shkruar ai në Facebook.
Të njëjtin deklarim e ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i policisë së kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e policisë së kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kafeteria ku ndodhi incidenti, të shtunën qëndroi e mbyllur.
Në “Bon Vivant” ka ndodhur edhe një vrasje tjetër, më 13 tetor 2014.
Në janar të këtij viti, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi janë dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e rojës së këtij lokali që ndodhet në qendër të Prishtinës.
Pesë muaj më vonë, Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje këtë rast”, si dhe ia ka ndërprerë masën e paraburgimit të akuzuarit Sherif Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht