LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka ndodh brenda një ore, mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

Gjithçka ndodh brenda një ore, mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.

Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews Albania se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.


“Ti e di që unë s’jetoj dot pa ty”, rrëqeth me fjalët gruaja e të ndjerit Gerti Bogdani
Lexo po ashtu “Ti e di që unë s’jetoj dot pa ty”, rrëqeth me fjalët gruaja e të ndjerit Gerti Bogdani

Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.

“Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore”, tha mjeku.

“Shkaqet janë nga të ndryshmet, aritmitë janë 70-80 e vdekjeve të papritura, mund të ndodhë nga shkaqe të aortës, bllokim të arterieve të mushkërive, nga infarktet, nga dëmtimi i muskulit të zemrës, nga valvulat e zemrës, edhe nga patologji të kanaleve jonike që janë shumë më të holla dhe janë të përcaktuara gjenetikisht. Ka një sërë shkaqesh për vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori