Rey Manaj pritet të kalojë një tjetër sfidë si i huazuar.
Sulmuesi i Interit po shkon drejt Spanjës ku ai do të nënshkruaj me Granadën, skuadrën e kategorisë së dytë spanjolle.
Interi ka arritur marrëveshje huazuese dhe po shkëmben dokumentet me klubin spanjoll, e zyrtarizimi pritet sonte mbrëma më së largu nesër në mëngjes.
Bëhet fjalë për një marrëveshje huazuese me të drejtë të blerjes, plus një kompensim të mundshëm për Interin.
Manaj vitin e kaluar ishte lojtar i Pisas ku shfaqi paraqitje të kënaqshme. /Telegrafi/