Mes tensioneve të shumta në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, është bërë zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv për mandat 4 vjeçar. Por, pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, pati përplasje mes kryetarit Agim Ademi dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.
Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend , megjithatë, ka hasur në kundërshtime të forta nga disa delegatë, përfshirë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.
“Unë sot para juve kam vendosur që të kërkojë votëbesimin tuaj në mënyrë që të mund ta vazhdojë mandatin tim dhe ta unifikojë me mandatin e Komitetit Ekzekutiv”, tha Agim Ademi, raporton RTV Dukagjini.
Më i zhurmshmi ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që insistonte se në Kuvend nuk janë ftuar për një mocion të tille, por për zgjedhjen e anëtarëve të KE të FFK-së.
“Këtu po shkelet statusi i FFK-së. Këtë po e bënë Kryetari aktual të cilit me 15 janar i ka përfunduar mandati. Në momentin kur është zgjedhur, Kryetari e ka ditur se e ka mandat të vazhduar të Fadill Vokrrit e jo mandat katër vjeçarë”, deklaroi Tahir Batatina, përcjell Telegrafi.
Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishte edhe kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka i cili shprehu disa nga pakënaqësitë e tij në drejtim të FFK-së.
“Absolutisht nuk jemi kundër mandatit të Kryetarit aktual. Ne nuk jemi grumbulluar për këtë, por për të shkuar futbolli përpara”, deklaroi Abedin Zeka.
U desh të votohet disa herë, pasi opozita nuk e pranonte rezultatin derisa vendosen të largohen nga kuvendi.
Kurse me 37 vota pro është votuar Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili përbëhet nga Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Xhelal Broja, Mirsad Qollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura.
Pas votimeve pati disa pakënaqësi, por me pas fjalën e mori përfaqësuesi i FIFA, Oliver Jung.
“Po e shohim se kemi demokraci në këtë proces. Kemi shumicën e anëtarëve që votuan për Komitetin Ekzekutiv. Ata që dolën mund të bëjnë pauzë por me rëndësi ne kemi shumicën”, deklaroi Oliver Jung.
“Po e shohim se kemi demokraci në këtë proces. Kemi shumicën e anëtarëve që votuan për komitetin ekzekutiv. Ata që dolën mund të bëjnë pauzë, por me rëndësi ne kemi shumicën”.
Në fund pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj Komitetit Ekzekutiv, Kuvendi Zgjedhor u mbyll me duartrokitje në kujtim të ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania