LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa.com në TOP 10 bizneset startup të Evropës!

Gjirafa.com në TOP 10 bizneset startup të Evropës!

Lugina e Silikonit në Palo Alto të Kalifornisë në SHBA shihet si një parajsë për bizneset e reja startup, e sidomos prej atyre që bazohen në teknologji.

Megjithatë, edhe bizneset digjitale të Evropës janë duke zënë vend të rëndësishëm në tregun global pasi që vendet evropiane po i nxisin ato financiarisht, si metodë të rimëkëmbjes së ekonomisë.

Në top listën e alltopstartups.com të 10 bizneseve digjitale më interesante nga Evropa ka marrë pjesë edhe biznesi tashmë i njohur kosovar, Gjirafa.com, të cilin e ka themeluar Mërgim Cahani, një ndërmarrës i shkolluar në NYU, njërën prej shkollave më të mira në Amerikë.


“Google dhe Amazon janë dëshmia reale që njerëzve nuk i pengojnë monopolet përderisa shërbimi është i mirë. Megjithatë, motorrët e kërkimit nuk janë gjithnjë më të mirët për t’u ballafaquar me kompleksitetin e qindra gjuhëve.

Si duket, ky është një problem specifik në Shqipëri, ku nuk ka asnjë motor kërkimi efektiv dhe shumica e informatave në gjuhën shqipe nuk janë të digjitalizuara.” – thuhet në artikullin e alltopstartups.com.

“Gjirafa është pjesërisht motorr kërkimi dhe pjesërisht lëvizje sociale, që ndihmon shtetin të gjejë katalogje online të bizneseve dhe vendeve publike. Kompania ka një strategji solide të biznesit që na rikujton se bizneset lokale shpeshherë mund të krijojnë rrëmujë edhe për konkurrentët më të mëdhenjë.”

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori