Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës që u mbajt javën e kaluar e ku kaloi buxheti për vitin 2020, një nga komunat për të cilin u diskutua ishte edhe Gjakova si dhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, në një lidhje me Skype për KosovaPress, deklaroi se pothuajse të gjitha projektet e financuara nga qeveria do të ndalen e ato të parapara për të filluar nuk do të fillojnë.
Ai tha se rruga Gjakovë-Klinë, dalja për Prizren, rruga “Bujar Roka”, tranziti i ri, rruga Kralan-Jabllanicë, rruga Cërmjan-Meqë nuk do të kryhen, ndërsa projektet si dalja për Pejë dhe stadiumi i ri nuk do të nisin.
Sipas tij, të gjitha këto dhe shumë projekte të tjera kanë qenë të parapara me projektbuxhetin e Qeverisë Haradinaj.
Kreu i Gjakovës tërhoqi vëmendjen se madje me buxhetimin aktual disa projekte nuk do të mund të kryhen për 7 ose 8 vite.
“Në buxhetin të cilin e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës, buxhetin e fundit, dhe me atë buxhet të cilin e ka dërguar Qeveria Kurti në Kuvend pothuajse të gjitha projektet e financuara nga Qeveria e Kosovës, nuk po flas për buxhetin komunal, do të ndalen. Me dhënë një shembull konkret nuk e kam tejekzagjeruar për të gjithë Qarkoren e Gjakovës që është dalja për Prizren, rruga “Bujar Roka” dhe transiti i ri, janë ndarë 800 mijë euro, e vërteta është se ato 800 mijë euro tanimë janë shpenzuar dhe duhet të paguajmë, kështu që nëse mbesim me këtë buxhet e kemi të vështirë që t’i vazhdojmë këto punë. Po ashtu, edhe rruga Gjakovë-Dollc ose Gjakoë-Klinë me sa di unë i ka të buxhetuara diku 4 milionë euro dhe ka qenë dashur të jenë 20, me nga katër milionë euro ajo rrugë nuk do të kryhet edhe 7 ose 8 vjet”, tha Gjini për KosovaPress.
Kryetari i Gjakovës kundërshtoi idenë se Gjakova ka pasur më shumë mjete pasi sipas tij, me 12 milionë euro të planifikuara për dy vite do të mjaftonin për projektet e planifikuara.
Gjini tha se për 18 vite Gjakova ka qenë më pak e buxhetuara, madje në disa raste edhe 17-fish më pak se komunat e tjera.
Megjithëse deklaroi se nuk e ka pritur një buxhetim të tillë nga Qeveria Kurti, u shpreh optimistë se do të gjejnë një mënyrë për të përfunduar projektet e nisura në Gjakovë.
“Kanë bërë gabim për shkak se me këtë buxhetim janë ndalur projektet në vazhdimësi, ka njerëz që ka në folur për Gjakovën, ka pasur Gjakova… jo nuk ka pas shumë mjete Gjakova, i ka pasur 12-13 milionë për dy vjet që kishin me qenë të mjaftueshme por nuk duhet të harrojmë që diku për 18 vite Gjakova ka qenë diku edhe 17-fish më pak e buxhetuar se komunat e tjera, ka pasur mungesë të buxhetit. Prapë besoj se do ta gjejmë një rrugë ne në Gjakovë që t’i kryejmë këto punë, por nuk e kam pritur një buxhetim të tillë nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi Gjini për KosovaPress.
Ndryshe, deputetët gjakovarë të cilët përfaqësonin pozitën në seancën për buxhetin kanë deklaruar se projektet e nisura do të vazhdojnë dhe se pretendimet e kryetarit Ardian Gjini nuk qëndrojnë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame