LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Na mungoi vetëm goli, kishim të gjitha

Gjimshiti: Na mungoi vetëm goli, kishim të gjitha
Foto: SuperSport

Berat Gjimshit ka thënë se Shqipëria mund të fitonte takimin ndaj Kazakistanit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Anëtari i kuqezinjve beson se atyre u mungoi fati, mirëpo kishin të gjitha mundësitë për t’i marrë tri pikë të plota.

“Shqipëria humbi dy pikë në një transfertë ku i kishte të gjitha mundësitë të merrte fitoren”, ka thënë Gjimshiti për SuperSport.


Shqipëria merr një pikë në udhëtim te Kazakistani
Lexo po ashtu Shqipëria merr një pikë në udhëtim te Kazakistani

“E vlerësoj si dy pikë të humbura, sepse kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi patur shumë raste, nuk na kishte ndodhur. Kemi gabuar në shënimin e golit prandaj them se janë dy pikë të humbura.”

“Ishte taktika. Trajneri na tha që ata kanë dy sulmues, dy prej nesh do të mbulonim dy sulmuesit dhe një tjetër do të kontrollonte situatat.

Notat e lojtarëve: Kazakistani 0-0 Shqipëria, Gjimshiti më i mirë te kuqezinjtë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Kazakistani 0-0 Shqipëria, Gjimshiti më i mirë te kuqezinjtë

“Nuk ishte e lehtë të shkoje përpara. Siç e kam parë ndeshjen, nuk besoj që mungoi zjarri, ka patur duele me dëmtime. Skuadrat ishin agresive, na mungoi vetëm goli, sepse i patëm 5-6 raste”, ka shtuar më tej ai.

Kazakistani është lider i Grupit të 4-të me tri pikë, aq sa ka edhe Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori