LAJMI I FUNDIT:

Gjimnazi “Josip Broz-Tito” në Shkup zgjidh problemin me përdorimin e celularëve nga nxënësit (Foto)

Gjimnazi “Josip Broz-Tito” në Shkup zgjidh problemin me përdorimin e celularëve nga nxënësit (Foto)

Gjimnazi i Shkupit “Josip Broz-Tito” në mënyrë praktike ka zgjidhur problemin me posedimin e telefonave celular gjatë orëve të mësimit. Nga ky vit shkollor, para fillimit të orës mësimore gjithë nxënësit celularët e tyre do t’i vendosin në një varëse me xhepa, e cila është vendosur në çdo klasë.

Kjo ide është pranuar pa probleme edhe nga nxënësit edhe nga mësuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e gjimnazit Sillvana Krzhovska për “Fakulteti.mk”, tha se kjo risi është vendosur me kërkesë të profesorëve dhe prindërve. Ajo theksoi se kanë menduar që të vendosin edhe bllokues për telefonat, por nuk është pranuar si zgjidhje adekuate.


“Gjithë nxënësit sot kanë internet, nuk ju duhet wi-fi. Ju merret telefoni nëse e përdorin gjatë orës mësimore, prandaj prindërit duhej të vinin në mbledhje dhe bëhej situatë e pakëndshme për të gjithë. Kjo është dukur si zgjidhje më praktike dhe për momentin funksionon në mënyrë të shkëlqyer”, tha Krzhovska.

Ajo shtoi se nxënësit gjatë pushimit mund të përdorin telefonat, ndërsa varësja me xhepa do të ketë edhe numra rendor dhe çdo nxënës do ta vendos sipas numrit në ditar.

Përndryshe, dënimi për përdorimin e telefonit celular nga nxënësit gjatë orës mësimore është e vendosur me rregulloren e shkollës dhe çdo nxënës që përdor telefonin gjatë orës i shkruhet vërejtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori