LAJMI I FUNDIT:

Gjilani shënon Ditën e Kulturës Japoneze

Gjilani shënon Ditën e Kulturës Japoneze

Në Gjilan është shënuar sot Dita Kulturore Japoneze. Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në zyrën e tij shefin e zyrës nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara.

“Japonia është vend mik i yni dhe Gjilani është anëtar i Qyteteve të Paqes në Hiroshima në Japoni. Tragjeditë që kemi kaluar na bëjnë bashkë edhe në këto forume”, ka theksuar Haziri.

Ogasawara ka falënderuar për organizimin e këtyre aktiviteteve në kuadër të shënimit të Ditës Kulturore Japoneze.


“Jam i bindur se ky shkëmbim kulturor do të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet popullit të Kosovës dhe Japonisë’, ka thënë Ogasawara.