Gjiganti turk afër transferimit të Mathieu

Jeremy Mathieu nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij te Barcelona.
Francezi ka rënë poshtë në listën e futbollistëve që mund të luajnë në Camp Nou, pas ardhjes së qendërmbrojtësit Samuel Umtiti dhe mbrojtësit të majtë, Lucas Digne.
Kështu, ish-mbrojtësi i Valencias është duke shqyrtuar largimin nga kampioni i Spanjës në këtë afat kalimtar.

Sipas Ntvsport, Besiktas kanë bërë një ofertën e fundit prej 7 milionë euro apo 5.8 milionë funteve për të nënshkruar me Jeremy Mathieu nga Barcelona.
Ndryshe, për mbrojtësin francez interesim ka shprehur edhe skuadra angleze, Liverpool. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































