Marcelo Brozovic është njëri nga shtyllat kryesore të Interit këtë edicion në Serie A.

Mesfushori kroat ka shkëlqyer me paraqitjet e tij ku shpesh herë ka shënuar edhe gola të rëndësishëm.


Por forma e tij e mirë ka bërë që të bije në sytë e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.

E përditshmja angleze ‘Daily Star’, ka shkruar se ‘Topçinjtë’, janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të lartë për t’i siguruar shërbimet e kroatit.

23-vjeçari mund t’i bashkohet Arsenalit në verë pasi klubi londinez ka gati 20 milionë funte për transferimin e tij në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app