Manchester City po sfidon Chelsean për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Dy skuadrat e mëdha angleze, City dhe Chelsea, janë në treg duke kërkuar për një qendërmbrojtës të ri.


Sipas The Sun, City po mban nën vëzhgim situatën e Boatengut në Bayern Munich, i cili thuhet se po kërkon largimin.

Skuadra gjermane ka frikë se Boateng, një ish-lojtar i Cityit, mund ta linte këtë verë skuadrën.

Ndryshe, Pep Guardiola ka punuar me qendërmbrojtësin 28-vjeçar kur ishte në krye të Bayernit, ndërsa Antonio Conte dëshiron të bëj konkurrencë në skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app