LAJMI I FUNDIT:

Gjesti që bëri Lewandowski në drejtim të Lamine Yamal po kritikohet ‘ashpër’ nga mediat në Spanjë

Gjesti që bëri Lewandowski në drejtim të Lamine Yamal po kritikohet ‘ashpër’ nga mediat në Spanjë

Robert Lewandowski dukej se e injoroi shokun e skuadrës, Lamine Yamal, gjatë përballjes në vikend me Deportivo Alaves.

Të dielën pasdite, Barcelona e Xavit po kërkonte të mbante ritmin me Real Madridin dhe Gironan në La Liga, me një fitore kundër Alaves.

Pavarësisht se ishte afër zonës së rënies, Alaves kaloi në avantazh në minutën e parë falë golit të Samu Omorodion.


Megjithatë, ata nuk arritën të mbanin epërsinë, pasi golat e Lewandowskit në minutën e 53 dhe 78 vulosën një fitore jetike me rezultat 2-1 për klubin katalanas.

'Kjo është arsyeja pse ne nuk luajmë mirë', Xavi zbulon arsyen e befasishme që qëndron pas fatkeqësive të fundit të Barçës
Lexo po ashtu 'Kjo është arsyeja pse ne nuk luajmë mirë', Xavi zbulon arsyen e befasishme që qëndron pas fatkeqësive të fundit të Barçës

Gjatë ndeshjes, u vu re një moment i tensionuar pasi polaku u shfaq duke injoruar të riun Lamine Yamal.

Talenti i ri spanjoll shkoi për t’u përshëndetur me Lewandowskin, por sulmuesi nuk u përgjigj.

Sipas një klipi të shpërndarë në platformën X nga Movistar, Lewandowski ishte duke i bërtitur adoleshentit: “Lamine! Segundo palo!”, që do të thotë se ai donte që Yamal t’i pasonte atij topin në shtyllën e dytë.

16-vjeçari ka pasur një rritje të jashtëzakonshme së fundmi, pasi me talentin e tij ai e bindi menjëherë Xavin ta bëjë pjesë të përhershme të ekipit të parë.

Xavi ka parë mjaft, përgatitet ta shesë lojtarin që u kushtojë 'një mal me para'
Lexo po ashtu Xavi ka parë mjaft, përgatitet ta shesë lojtarin që u kushtojë 'një mal me para'

Në shtator, Yamal u bë golashënuesi më i ri i Spanjës, pasi shënoi në fitoren me rezultat të thellë 7-1 ndaj Gjeorgjisë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori