LAJMI I FUNDIT:

Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: E rikthejnë stadiumin në kufi me Poloninë si strehë për refugjatët, atyre i bashkohen edhe dy klube të mëdha evropiane

Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: E rikthejnë stadiumin në kufi me Poloninë si strehë për refugjatët, atyre i bashkohen edhe dy klube të mëdha evropiane

Një nga klubet më të mëdha të futbollit në Ukrainë, Shakhtar Donetsk po përdor Arena Lviv për të strehuar refugjatët e detyruar të ikin nga pushtimi rus.

Shakhtar Donetsk po e transformon terrenin e Arena Lviv në një kamp të improvizuar për refugjatë, ku rreth 3000 sosh mund të gjejnë një vend të sigurt për të qëndruar.

Arena Lviv ka një kapacitet prej 34,900 dhe zakonisht ka qenë shtëpia e FC Lvivi dhe Rukh Lviv. Shakhtar Donetsk ka zhvilluar ndeshjen në këtë stadium në vitet 2014 deri më 2016.


Lviv është një qytet në kufi me Poloninë dhe deri më tani ai vend konsiderohet si i sigurt nga lufta që ka kapluar shtetin e Ukrainës pas pushtimit rus.

Drejtori i komunikimeve të Shakhtar, Yuri Sviridov tregon se impianti ka nevojë për ndihma në mënyrë që njerëzve t’iu përmbushen disa nevoja bazë.

“Po mundohemi të jemi të dobishëm dhe të krijojmë një strehë të sigurt në stadiumin e Lviv. Ky impiant ka mirëpritur edhe ndeshje të Euro 2012 dhe ne kemi luajtur ndeshje të Ligës së Kampionëve këtu. Mirëpo, tashmë ka një tjetër funksion dhe së bashku me autoritetet po mundohemi të krijojmë një hapësirë të sigurt për 2 deri në 3 mijë persona”.

Dy klubet e mëdha evropiane, Benfica dhe Legia Varashavë kanë vendosur t’i bashkohen nismës së Shakhtarit me ndihma si ushqime, rroba apo ilaçe.

“Nëse klubet e tjera duan të na bashkohen duke dërguar ushqime, dyshekë apo batanije, atëherë do të na ndihmonin shumë. Kemi Benficën e cila ka dërguar pesë kamionë me ushqime, rroba dhe ilaçe. Ndërkohë, edhe Legia ka menduar të mbledhë në stadiumin e saj ushqime apo batanije dhe më pas të na i dërgojë këtu”, u shpreh Sviridov.

FIFA i lejoi të gjejnë klubet të reja: Cilët janë 20 lojtarët e huaj më të mirë në Ukrainë dhe Rusi
Lexo po ashtu FIFA i lejoi të gjejnë klubet të reja: Cilët janë 20 lojtarët e huaj më të mirë në Ukrainë dhe Rusi

Qyteti i Lviv është në kufi me Poloninë dhe deri më tani trupat ushtarake ruse nuk kanë arritur ende të depërtojnë këtë qytet ndaj edhe llogaritet si një vend i sigurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori