Gjest i rrallë në NBA: Trajneri i Clippersave mori "time-out" dhe u kërkoi fansave ta nderojnë me duartrokitje Nowitzkin

Gjesti rrallë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në ndeshjet e ligës së basketbollit në botë NBA.
Dallas Mavericks kanë pësuar humbje kundër skuadrës së Los Angeles Clippersave me rezultat 121:112.
Por, vëmendjen më të madhe e ka marrë trajneri i klipersave, Doc Rivers i cili në një moment kërkoi 'time-out' shkaku i Dirk Nowitzkit.
Në fakt, kishin mbetur nëntë sekonda deri në përfundim të ndeshjes kur strategu kërkoi një minutë pushim dhe u kërkoi tifozëve të pranishëm në Staples Center ta duartrokisnin basketbollistin gjerman të Dallasit.
E gjithë kjo pasi 41-vjeçari po luan sezonin e fundit si basketbollist profesionist, duke i dhënë fund karrierës 21-vjeçare, ku ka pasur në total 1500 ndeshje.
Gjatë kësaj periudhe shtatgjati ka pasur një mesatare prej 21 pikëve, 7.6 kërcimesh dhe 2.4 asistimesh për ndeshje.





















































