LAJMI I FUNDIT:

Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie

Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie

Mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e Moldavisë fqinje.

Kështu ka thënë të martën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë për të adresuar shqetësimet rreth zgjerimit të ndërhyrjes ruse në rajon.

“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë”, citohet të ketë thënë Baerbock, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: që nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës”.

Baerbock ishte duke vizituar Kishinau për Platformën e Partneritetit të Moldavisë, së bashku me aleatët nga Franca dhe Rumania.

Gjermania, një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit në Evropë, e inicioi platformën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke e pasqyruar atë si pjesë të përpjekjeve më të gjera për të stabilizuar ekonominë e Moldavisë dhe për ta mbrojtur atë nga dezinformatat ruse.

E presidentja moldave Maia Sandu tha se vendi ende përballet me sfida serioze dhe u kërkoi partnerëve të rrisin mbështetjen e tyre.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë”, tha Sandu.

“Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për aq kohë sa të zgjasë lufta”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori