Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë. Por, nuk kanë përgjigje të prerë se kur do të mund të jetë në rend dite vendimi për këtë në Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kanë kërkuar disa shtete anëtare ndonjë raport të ri për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.
Nga Komisioni Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket liberalizimit të vizave, “Komisioni Evropian qëndron prapa vlerësimit të dhënë që në muajin korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.
Në pyetjen se a do të ketë ndonjë raport të ri, ky Komision ka thënë se raporton rregullisht në raportet vjetore të progresit për suksesin e Kosovës në fushat e ndryshme që janë të lidhura edhe me kriteret për liberalizim.
Raporti i fundit për këtë ishte ai i vitit 2019 dhe në të Komisioni kishte përsëritur vlerësimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se Komisioni në vjeshtë, kur do të nxjerrë paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në to do të përfshijë edhe vlerësimin rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim vizash nga ana e Kosovës. Në këtë moment, thonë burimet në Bruksel, pritet që Komisioni të përsërisë se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e nevojshme dhe se Komisioni e mban rekomandimin që vizat të hiqen për udhëtimin e shtetasve të Kosovës në vendet e BE-së dhe vendet tjera të zonës Shengen, të cilat nuk janë anëtare formale të BE-së si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Litenshtajni.
Nga disa burime diplomatike është dëgjuar se disa shtete të cilat hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën –siç është rasti me Francën – kërkojnë një vlerësim të ri për të parë nëse Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet apo jo. Këto vende kanë disa vërejtje në fushën e sundimit të ligjit dhe disa shqetësime për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, i cili, ndonëse është i vogël, megjithatë ekziston, sidomos në Francë.
Parlamenti Evropian po ashtu vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave. Për më tepër, shumë deputetë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar Presidencës Gjermane që të vendosë në rend dite dhe të sigurojë që edhe për qytetarët e Kosovës të hiqen vizat. Ata kanë rikujtuar se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.
Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron te vendet anëtare të BE-së të cilat, me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill.
Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme Gjermane kanë thënë se Gjermania vlerëson përpjekjet e Kosovës në vitet e fundit në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, të njëjtat burime rikujtojnë se vendimi për këtë duhet të merret në Këshill të Bashkimit Evropian.
“Në kuadër të kësaj, Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e realizimit të liberalizimit të vizave. Për këtë qëllim tashmë kemi pasur bisedime në nivel ekspertësh mes përfaqësuesve të Kosovës dhe ekspertëve të Ministrive Federale të Jashtme dhe të Brendshme gjermane ku kemi diskutuar të gjitha çështjet e hapura” ka thënë ky burim.
Nga Ministria e Jashtme gjermane kanë rikujtuar edhe një prononcim të ministrit për Çështje Evropiane, Michael Roth para një muaji, ku ai ka thënë se sa i përket Kosovës, “si BE duhet të zbatojmë atë që kemi premtuar dhe më në fund të ecim përpara në rrugën e liberalizimit të vizave”.
Burimet diplomatike në BE vlerësojnë ë se ende ka gjasa që liberalizimi i vizave të ndodhë para fundit të këtij viti nëse Gjermania, e cila ka kryesimin e radhës të Presidencës evropiane, angazhohet më shumë për këtë temë gjatë vjeshtës.
Edhe pse është e mundur që të sigurohet shumica e kualifikuar në Këshillin e BE-së, gjithsesi do të ketë përpjekje që të sigurohet heqja e kundërshtimit të Francës dhe Holandës, dy shteteve të cilat deri më tash kanë hezituar më së shumti për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar