Pandemia COVID-19 po u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr vizë për momentin?
Në Gjermani ka rreth 15 mijë të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9 mijë prej tyre nga vende jashtë Bashkimit Evropian. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami.
Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen 30 orë në javë për fëmijët dhe të bëjnë punë të lehta shtëpie. Për këtë punë dhe ndihmë familja u garanton një dhomë më vete, ushqim, para xhepi 280 euro në javë, të drejtën për pushime dhe kohë të lirë si dhe ndjekjen e një kursi për gjermanishten. Prandaj ka mjaft të reja e të rinj që e konsiderojnë ofertën tërheqëse sepse u mundëson të njohin intensivisht gjuhën dhe kulturën e vendit ku shkojnë.
Por për shkak të pandemisë COVID-19 shumë të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së e kanë të pamundur të vijnë në Gjermani, sepse nuk marrin dot vizë. Kjo përbën problem edhe për familjet gjermane, sepse kur të dy prindërit punojnë nuk ka kush t’u mbajë fëmijët.
Shoqata e Ndërmjetësimit të Au-pair në Gjermani di për raste, në të cilat të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së kanë hyrë në BE përmes Francës dhe më pas kanë ardhur për të punuar si au-pair në Gjermani. Po ashtu ka edhe mjaft raste që të reja dhe të rinj të cilëve u mbaron kontrata si au-pair si edhe vizat, por që gjendjen ende në Gjermani, marrin në mediat sociale oferta financiarisht tërheqëse që të qëndrojnë dhe të transferohen në një familje tjetër, madje edhe në mënyrë të paligjshme.
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me korona në Gjermani nuk pritet që qeveria të vendosë para pranverës së vitit të ardhshëm që të rejat dhe të rinjtë që duan të vijnë si au-pair në një familje gjermane të kenë të drejtën të pajisen me viza. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri