LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nëpërkëmb Irlandën e Veriut

Gjermania nëpërkëmb Irlandën e Veriut
(Foto: Christof Koepsel/Getty Images/Guliver)

Gjermania ia ka dhënë gjashtë gola Irlandës së Veriut dhe e ka pranuar vetëm një , në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Serge Gnabry ka qenë futbollisti që shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar het-trik. Anësori i Bayern Munichut e shënoi golin e parë në minutën e 19-të i asistuar nga Jonas Hector. Ky në fakt ishte goli i barazimit, pasi që mysafirët shënuan të parët me anë të Michael Smith (7′).

Hector ishte asistues edhe në golin e dytë që u realizua përfunduar pjesa e parë (43′) nga Leon Goretzka.


Me të filluar pjesa e dytë (47′), Gnabry e realizoi golin e tretë të gjermanëve dhe të dytin personal, i asistuar nga Lukas Klostermann.

Pas një ore lojë (60′), falë asistimit nga Julian Brandt, Serge Gnabry e kompletoi het-trikun e tij në këtë sfidë. Nga ana tjetër, Leon Goretzka e shënoi golin e dytë personal (73′), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Julian Brandt, i asistuar nga Toni Kroos.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Holanda e ka mposhtur Estoninë me rezultat 5-0, ndërsa ka përfunduar e dyta në grup pas Gjermanisë. /Telegrafi/