LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kthen në Shqipëri ngarkesën me tranguj, u tejkalua norma e pesticideve

Gjermania kthen në Shqipëri ngarkesën me tranguj, u tejkalua norma e pesticideve

Administratori i kompanisë eksportuese të ngarkesës me tranguj që kthyen pak ditë më parë nga Gjermania shpjegon përdorimin e pesticidit Oksamil.

Por ndryshe nga sa thotë AKU, se është tejkaluar norma, administratori shpjegon se preparati është i ndaluar në BE.  Nuk është e hera e parë që ngarkesat ndalohen në vende të bllokut shprehet Lulzim Sari, pasi u ka ndodhur edhe kompanive të tjera.

“Arsyeja e kthimit sipas AKU është se ka tejkaluar norma. Por s’është kjo e vërteta. Kjo është e ndaluar në BE që prej shtatorit. Unë kam një listë me 36 preparate qe nuk lejohen të importohen, por vetëm të përdoren në Republikën e Shqipërisë. Ka dalë në nëntor 2023. Por kanë dalë nga qarkullimi prej 3-4 vitesh”, u shpreh administratori i kompanisë.


“Kemi bërë gjurmueshmërinë, u bë verifikimi. Subjekti nuk shet në vend, por jashtë”, tha inspektori i AKU Fier, Krenar Çuni.

Por, ndërsa inspektori i AKU në Fier flet për bllokimin, administratori i kompanisë thotë se preparate të tilla duhen nxjerrë nga qarkullimi sepse përdoren në të gjithë Shqipërinë, ndaj duhet të ndërhyjë ministria.

“Kërkoj ndërhyrje nga shteti për ndalimin e këtyre preparateve edhe në vendin tonë, pasi jo vetëm që produktet po kthehen nga eksporti, por një pjese e mirë e këtyre produkteve tregtohet dhe në tregun vendas. Ky lloj problemi do të vazhdojë nëse shteti nuk merr masa”, tha Lulzim Sari./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori