Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të lindur e rritur në Gjermani. Veprat penale të së shkuarës nuk janë automatikisht shkak dëbimi.
Ishte padia e një djali nga Kosova në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe që e solli këtë vendim: Sipas Gjykatës Kushtetuese delikte të drogës në të shkuarën nuk mjaftojnë si arsye dëbimi.
I riu nga Kosova bën pjesë tek ata persona që në Gjermani quhen nga ana juridike “faktikisht vendas”, thuajse vendas.
Fjala është për persona të huaj që nuk e zotërojnë nënshtetësinë gjermane, por ose kanë lindur në Republikën Federale të Gjermanisë ose kanë ardhur si fëmijë të vegjël dhe prej vitesh kanë hedhur rrënjë në këtë vend, shkruan DW.
Krahas të drejtës për respektimin e jetës familjare dhe private, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në grindjen për dëbimin ata mund t’i referohen sipas juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese gjermane edhe të drejtës kushtetuese për zhvillimin e lirë të personalitetit, argumentuan gjykatësit gjermanë.
I ri nga Kosova kishte shkuar si fëmijë në Gjermani
Paditësi nga Kosova kishte shkuar mjaft i vogël në Gjermani, kishte shkuar në kopsht gjerman, më pas kishte arritur të merrte dëftesën e arsimit të mesëm. Ai ishte kualifikuar si punëtor i logjistikës në Gjermani. Nga viti 2018 duhej të dilte disa herë para gjyqit për shkak të disa veprave penale të lidhura me drogën dhe pjesërisht sulmeve me lëndime të rënda trupore.
Në fillim të vitit 2022 ai u dëbua nga Gjermania në Kosovë. Zyra e të huajve vendimin e marrë për dëbim e kishte argumentuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së veprave penale.
Me padinë e ngritur, kosovari i ri arriti ta bëjë të vlefshme para gjykatës të qenurit “faktikisht vendas” dhe se veprat penale i ka kryer në moshën e adoleshencës. Ndërkohë ai i paraqiti gjykatës edhe përfundimin e një terapie kundër drogës dhe se ka respektuar masat e riintegrimit në shoqëri.
Kritika të kushtetuesve gjermanë për vendimet e para të gjykatave
Dy gjykata më parë e kishin refuzuar padinë e djalit nga Kosova, Gjykata Administrative dhe Gjykata Bavareze e Administratës, VGH në Mynih. Por Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe me vendimin e së enjtes (23.05.) i shfuqizoi vendimet e të dyja gjykatave.
Gjykatësit gjermanë të kushtetueses në argumentimin e tyre, thanë se VGH nuk kishte verifikuar me seriozitet, nëse paditësi për shkak të rrënjëve të hedhura në Gjermani mund të merrej në konsideratë si “faktikisht vendas”. Në konsiderimin e interesave dhe verifikimin e proporcionalitetit të masave duhet marrë parasysh edhe e drejta bazë e zhvillimit të lirë të personalitetit.
Vërtet që në veprat penale të lidhura me drogën ekziston rreziku i përsëritjes, theksuan gjykatësit. Por tek personat “faktikisht vendas”, zyrat e te huajve dhe gjykatat duhet të verifikojnë më me vëmendje dhe ta arsyetojnë këtë.
“Për këtë arsye kërkohet një prognozë individuale e rrezikut e lidhur me rastin konkret nën marrjen në konsideratë të fakteve aktuale”, që në vendimin e Gjykatës Bavareze të Administratës nuk është bërë si duhet, argumentoi Gjykata Kushtetuese Gjermane./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit