Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot pritet t’i dhurojë Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVID-19.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.


Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ceremonia e dorëzimit të testeve mbahet sot duke filluar nga ora 10:30 në IKSHPK-Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt./Telegrafi/