LAJMI I FUNDIT:

Gjermania bën përsëri thirrje për të sanksionuar liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik

Gjermania bën përsëri thirrje për të sanksionuar liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të hënën i bëri thirrje BE-së të vendosë sanksione ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili dëshiron që zonat me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë të shkëputen.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën, Baerbock tha se Dodik duhet të vihej nën më shumë presion nga BE dhe e përshkroi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë si “shqetësuese”, përcjell Telegrafi.


“Përpjekjet për t’u shkëputur janë të papranueshme – dhe unë kam lobuar për këtë këtu – që regjimi ekzistues i sanksioneve duhet të përdoret gjithashtu kundër Dodik tani”, tha Baerbock.

Thirrja e ministres së Jashtme Baerbock për sanksione ndaj Dodik u bën jehonë komenteve të ngjashme nga paraardhësi i saj, Heiko Maas, në nëntor.

Në atë kohë, Maas paralajmëroi se BE nuk mund të jetë “indiferente” ndaj nxitjes së destabilitetit të Dodikut në vendin ballkanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori