E.Ademi, për orë të tëra pret para dyerve të ambasadave, për të marrë një termin për vizë. Këtë e bënë tash e tri vite. Lajmit për liberalizimin e mundshëm të vizave, nuk duket se i është gëzuar shumë. Kjo pasi, shpresat se një gjë e tillë do të ndodh brenda këtij viti, i janë shuar krejtësisht.
Ajo është e interesuar për punësim sezonal në Gjermani pas marrëveshjes që ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka nënshkruar me këtë shtet. “Në muajin qershor iu gëzova liberalizimit të vizave, ngase ka dy vite që po pres nga 3 deri në katër orë para dyerve të ambasadave. Por, nuk po shoh shpresë së liberalizimi do të ndodh vitin e ardhshëm. E për këtë e kam shqyrtuar mundësinë e aplikimit për punë sezonale”, thotë 23 vjeçarja për Gazetën Fjala.
Sikur ajo, janë edhe 867 të rinjë kosovar të cilëve shteti i tyre nuk po ua bën “qaren” për punë në vendlindje.
Prandaj, thotë se do të punoj në një qendër për kujdesin e të moshuarve në Gjermani.
Ky lloj pune është ndër më të kërkuarit sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për numrin në rritje të kosovarëve që kërkojnë të punësohen jashtë vendit. “Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016 ne kemi informuar dhe këshilluar 867 të interesuar për mundësitë e migrimit legal. Nëse i referohemi marrëveshjes se bashkëpunimit me APPK-MPMS-DIAGONIS-GIZ kandidatët pas tri viteve mund të punojnë në “Qendrat për përkujdesje të personave të moshuar”, ndërsa të tjerët në tregun e punës në Gjermani”, ka thënë për Gazetën Fjala, Musa Demiri, zyrtar për informim në këtë ministri.
Po ashtu, në këtë ministri bëjnë të ditur, se janë të nënshkruara dy marrëveshje për punësimin e kosovarëve në Gjermani.
Njëra thuhet të jetë për arsimimin dhe aftësimin profesional për përkujdesjen ndaj të moshuarve, në të cilën janë të përzgjedhur vetëm 54 kandidatë.
E për tu punësuar në këtë kategori, punëkërkuesve kosovar, do t’iu duhen tri vite për t’i përfunduar studimet.
Derisa, sipas tyre marrëveshja tjetër për sigurimin e një vendi të punës, e njohjën e të drejtës së punësimit,po bëhet me bashkëpunime me vende tjera për informimin e palëve të interesuara për këtë punësim.
E numri prej afro 900 punëkërkuesve do të mund të ishte më i madh, sipas kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafës.
“Mendoj se sivjet do të ndodh liberalizimi i vizave , por kjo nuk do të thotë edhe leje pune në BE. Leja për të punuar është një procedurë e posaçme , por vet liberalizimi krijon shanse të reja dhe shumë më të lehta për punësim te rioganizuar dhe punësim sezonal. Nuk më habit ai numër për afro 900 personash, ky numër mund të jetë shumë më i madh nëse arrijmë të ndërtojmë kanalet e punësimit me marrëveshje bilaterale me vendet e caktuara Europiane ku ka shumë mundësi”, ka thënë Mustafa për Gazetën Fjala.
Ai thotë se liberalizimi do t’iu krijoj mundësi për një lëvizje më të lehtë personave afarist e do të rris kështu edhe mundësitë e kooperimit me bizneset evropiane.
Edhe për njohësin e çështjeve të ekonomisë, Ibrahim Rexhepin, punësimi sezonal i të rinjëve në shtetet tjera mbetet mundësi e mirë.
“Është mirë që të rinjve iu krijohen kushtet për punësim sezonal, qoftë edhe për pak muaj. Madje, qeveria duhet të jetë shumë më aktive dhe më këmbëngulëse në arritjen e marrëveshjeve me shtetet e BE-së për punësimin sezonal të kosovarëve. Në këtë mënyrë ajo do të ndihmoj uljen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë në vend”, ka deklaruar eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
Derisa ai ende ka dilema sa i përket lirisë së qarkullimit të kosovarëve jashtë vendit, për shkak të papërgjegjësive institucionale.
“Kam rezerva sa i përket lirisë së qarkullimit të kosovarëve jashtë vendit- heqjes së vizave. Kjo rezervë nuk del nga puna dhe përkushtimi që kanë mekanizmat e BE-së, sa nga papërgjegjësia e institucioneve vendore. Po e vërejmë punën e Kuvendit të Kosovës-ka mos koordinim total ndërmjet subjekteve politike, polarizime dhe tensioni, por edhe mos punë në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga porositë e BE-së”, ka thënë Rexhepi.
Mirëpo, edhe për të punuar përkohësisht në një shtet të huaj, kosovarët duhet ti plotësojnë disa kritere me dokumente të cilat duhet ti posedojnë.
“Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për punësim dhe migrim legal në Gjermani është si në vijim: Miratimi nga Agjenisoni Federal i Punësimit ,Miratimi nga qendra për të huaj (nëse personi ka jetuar në Gjermani, Kontrata e punës, Përshkrimi i vendit të punës, Njohja e gjuhës Gjermane”, tregon për Gazetën Fjala, Musa Demiri. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale