LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, plan për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm

Gjermani, plan për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm

Partia e Angela Merkelit, Unioni Kristian-Demokrat po shqyrton idenë e një forme të re shërbimi kombëtar të detyrueshëm në Gjermani, për të gjithë të rinjtë dhe emigrantët.

Për më shumë se 50 vite, të gjithë burrat gjermanë ishin të detyruar të kalonin një vit në ushtri, pas përfundimit të shkollës. Ata që nuk mundeshin, ose nuk donin, do të kalonin një vit si vullnetarë në shërbim të komunitetit.

Programi u abrogua në vitin 2011, por besimi se të rinjtë duhet t’i dedikojnë një vit shërbimit kombëtar dominon në shumë qarqe konservatore.


Tani, lidershipi i CDU-së, që tenton të ribashkojë partinë rreth vlerave tradicionale, po e rishikon konceptin. Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, sugjeroi më herët këtë muaj se të gjithë djemtë dhe vajzat e reja duhet të kryenin vitin e detyrueshëm të shërbimit.

Plani, nëse implementohet, do të aplikohet sipas saj edhe te të gjithë azilkërkuesit e rritur dhe refugjatët.

Sipas programit, shumë të rinj do t’iu bashkoheshin ushtrisë, shërbimeve zjarrfikëse apo do të ndihmonin në raste katastrofash. CDU-ja shpreson që të tjerë të zgjedhin të punojnë vullnetarë, si punonjës kujdesi, duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit kronik të mungesës së stafit në shtëpitë e kujdesit dhe streha të moshuarish.

Propozimi vjen pasi Kramp-Karrenbauer, mes favoriteve për të pasuar Merkelin si shefe e partisë, zhvilloi një tur konsultimi me bazën e partisë, duke mbledhur ide për një program të ri që do të prezantohet në konferencën e ardhshme të partisë, në dhjetor.

Sidoqoftë, socialdemokratët nuk janë dukur fort entuziastë në këtë pikë dhe i kanë cilësuar planet si populiste. Projekti nuk ka as mbështetjen e “të gjelbërve” apo partisë liberale “Demokratët e lirë”. Vetëm “Alternativa për Gjermaninë” e ekstremit të djathtë mbështet idenë e rikthimit të shërbimit ushtarak. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori