Lista e tmerreve nga krahu i djathtë po shtohet nga dita në ditë: Në Hessen një neonazist i dyshuar ka vrarë politikanin komunal, Walter Lubcke. Në Sachsen-Anhalt kanë vdekur dy persona pas një sulmi të dështuar në një sinagogë në qytetin Halle. Çdo ditë diku në Gjermani sulmohen njerëz vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë apo orientimit seksual. Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese ka regjistruar 12,700 ekstremistë të djathtë të gatshëm për dhunë. Sa për krahasim: në vitin 2011, kur është zbuluar grupi terrorist neonazist Nëntoka Nacionalsocialiste (NSU), ka pasur 9.800 pesona të regjistruar nga skena e djathtë.
Meqë ra fjala – NSU: “Dështim total i shtetit”, ky është konkludimi dëshpërues i hetimeve për këtë grup i një Komisioni Parlamentar të Bundestagut. Në qendër të vëmendjes së hetimeve ishin policia dhe shërbimet sekrete, të cilat përkundër sinjaleve të qarta për motive raciste, nuk e kanë hetuar në drejtimin e duhur serinë e vrasjeve dhe sulmeve me bomba. Megjithë ndryshimet personale dhe ndryshimet në strukturë, problemet kanë mbetur.
Ku ishte problemi dhe pse kanë ndodhur gjërat kështu? Për këtë çështje ka mendime të ndryshme. Një prej shpjegimeve është fiksimi tek terrori islamik. Pas sulmeve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin (dhjetor 2016), autoritetet e sigurisë e përballen me kritika.
Kritikët thonë se largimi i presidentit të shërbimit sekret Hans-Georg Maaßen, në vitin 2018, ka lidhje edhe me këtë çështje. Disa pohojnë se ai ka simpati për “Alternativën për Gjermani” (AfD), e cila ka depërtuar gjithnjë e më shumë në fushën e nazistëve. Kjo parti e themeluar në vitin 2013 është vënë pjesërisht nën mbikqyrjen e shërbimeve nga pasardhësi i Maaßenit, Thomas Haldenwang, në fillim të vitit 2019.
Më së largu pas këtij vendimi është konstatuar, se nuk ka më asnjë shkas për të dyshuar tek vendosmëria e autoriteteve për mbrojtjen kushtetuese, për luftimin e ekstremizmit të djathtë. Kjo bën të qartë se shërbimi i brendshëm sekret i konsideron disa rryma brenda AfD si nxitës shpirtëror të këtyre dukurive. Me këtë i jepet fund përfundimisht pohimeve se këtu kemi të bëjmë vetëm me vepra individuale. “Për mua është e qartë se këtu kemi të bëjmë me tepër shumë raste individuale”, thotë presidenti Haldenwang.
Të flasësh është njëra anë, të veprosh diçka tjetër. Por edhe këtu duhet dhënë ca lëvdata. Prej verës deri më tani janë krijuar ekipe të ndryshme për veprim kundër ekstremizmit të djathtë. Janë hapur mbi 300 vende të reja, të cilat në të ardhmen duhet të merren ndër tjerash edhe me ekspertizën shkencore të këtij fenomeni.
Të kaluarës i takon edhe trajtimi me kujdes i ekstremistëve në radhët e vet autoriteteve të sigurisë. Kjo vlen për Zyrën për Luftën kundër Kriminalitetit. Së shpejti do të bëhet edhe një pasqyrë e gjendjes me ekstremistët në radhët e autoriteteve, ku aktualisht punojnë rreth 4,7 milionë njerëz. Këtu bëjnë pjesë edhe Bundeswehr, Ushtria gjermane, ku janë zbuluar së fundmi edhe raste të ushtarëve që kanë qenë pjesë e ekstremizmit të djathtë.
Por është pozitiv fakti që nga autoritetet dëgjohen gjithnjë e më shumë tone vetëkritike. Nëse autoritetet përballen me këto probleme brenda vetvetes, do të jetë shumë më e besueshme edhe lufta e tyre për respektimin e vlerave demokratike. Kjo për faktin se ekstremistët me siguri që e kanë ndjerë veten të nxitur pasi ka munguar ndjekja rigoroze e rasteve të tilla.
Tani më askush nuk sheh mënjanë, kur shtrohet problemi i ekstremistëve të djathtë – as policia dhe as autoritetet e tjera të sigurisë. “Ky problem është dashur të merret më seriozisht!”, thonë autoritetet. Ato tani shohin më mirë edhe me syrin e djathtë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri