Një burrë i zhveshur tërësisht është gjetur duke u fshehur në bagazhin e një veture, pronarja e të cilës mbeti e shokuar kur e zbuloi brenda mjetit.

Burri raportohet të ketë qëndruar brenda mjetit për tri ditë, derisa edhe u zbulua nga pronarja e cila realizoi një video dhe e postoi në TikTok, transmeton Telegrafi.


Bethany Coker shpërndau videon me ndjekësit e saj më 31 janar, ku shihen karriget e përparme me baltë.

2 14

“Vetura ime ishte pranë shtëpitë tërë natën, por të nesërmen vërejta baltë”, dëgjohet duke thënë ajo.

3 10

Dy ditë më vonë ajo postoi një video tjetër, për të mbështetur pretendimet e saj në fakte, ku policët shihen duke asistuar dhe detyruar burrin të dalë nga bagazhi. /Telegrafi/