LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Rrahman Rama i përlotur flet për tërmetin në Shqipëri: Nuk e harrojmë të kaluarën

Gjenerali Rrahman Rama i përlotur flet për tërmetin në Shqipëri: Nuk e harrojmë të kaluarën

“Ne jemi vëllezër dhe nuk e harrojmë të kaluarën”, kështu u shpreh komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, teksa nuk i fshehu dot emocionet, derisa fliste për ndihmën që kanë ofruar pjesëtarët e FSK-së në zbulimin dhe nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

I ftuar në studion e ABC News komandanti u shpreh se Kosova do të jetë gjithnjë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pasi nuk e harrojnë të kaluarën.

“Kemi dëgjuar histori të dhimbshme, ata e dinin se ku shkonin dhe kujt po i ndihmonin. Do jemi të gatshëm kurdo por shpresojmë dhe lutemi që të mos ndodhë asnjëherë. Jemi vëllazër, jemi shumë afër dhe nuk e harrojmë të kaluarën. Në anglisht i thonë ‘pay back’, ju na keni dhënë ndihmën në kohën më të vështirë të popullit tonë, kemi obligim moral dhe kombëtar, sepse në kohëra të vështira ne kemi patur familjet këtu”, tha gjenerali Rrahman Rama.


I pyetur nga gazetarja për bashkëpunimin që ka FSK me ushtrinë shqiptare, Gjenerali theksoi se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm dhe se ata kanë benefite për faktin që frcat sqiptare janë pjesë e NATO-s.

“Kemi një bashkëpunim, por me Shqipërinë e kemi pa limit. Benefitet që kemi marrë nga ushtria shqiptare janë të pazëvendësueshme. Fakti që Shqipëria është pjesë e NATO do të thotë shumë për ne. Kemi shumë oficerë që kanë kryer trajnime këtu. Bashkëpunimi jonë është i jashtëzakonshëm. Unë e kuptoj edhe ushtrinë e Shqipërisë në tragjedinë për të qenë jo shumë aktiv për shkak të rrethanave të krijuara. Të gjithë kanë ndjenja, ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimi jonë do të vazhdojë në të gjitha nivelet”, tha komandanti./abcnews.al/

Për të parë videon kliko KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori