LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Orr, lidhjen me Kosovën e ka të veçantë: Është sikurse martesë

Gjenerali Orr, lidhjen me Kosovën e ka të veçantë: Është sikurse martesë

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, ka thënë se sa herë vjen në Kosovë vëren ndryshime pozitive.

Ai ka thënë se ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke e përshkruar këtë lidhje me një shprehje po aq të veçantë.

“Kam ardhur në Kosovë para tetë vjetësh dhe këtu zhvillojë vizita deri në 3-4 herë brenda një viti. Edhe krerët e Kosovës vijnë në Iowa. Është sikurse martesë”, ka thënë Orr, për Info Magazine të Klan Kosovës.


Gjenerali Orr, që është fare pranë pensionimit, ka folur edhe për politikanët më të lartë kosovarë, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish Presidenten Atifete Jahjaga si dhe ish Kryeministrin Isa Mustafa.

“Nga pikëpamja politike nuk e komentoj por Haradinajn e shoh njeri me energji të madhe dhe integritet. Sa herë kam biseduar me të ka treguar respekt për mua dhe ushtrinë amerikane. Ka sakrifikuar shumë bashkë me familje. Ai është njeri që kujdeset për ushtrinë; Thaçi, ka qenë mbështetës i partneritetin tonë shtetërorë. Është ushtarak-udhheqës që ka shërbyer. Ai merr pjesë në të gjitha ceremonitë ushtarake. Sa herë kam pasë nevojë i ka hapur dyert; Veseli, ka qenë në Iowa, edhe ai është një veteranë tjetër; Jahjaga, është një mike shumë e mirë dhe e para që ka ardhur në Iowa, shembull i shkëlqyer për gratë këtu dhe në mbarë botë. Me Mustafën nuk kam pasur shumë kontakte” është shprehur Orr.

Më tutje ai ka folur edhe për mundësinë që të bashkohet në politikë pasi ta përfundojë karrierën ushtarake.

“Pyetem shpesh për këtë dhe kjo është e mirë pasi që njerëzit llogarisin në këtë. Do të ulem dhe do të shikojë se çfarë do të bëjë pak më tutje. Dua një herë ta kem një pushim, sepse 40 vjet janë periudhë e gjatë kohore. Dhjetë vitet e fundit ka pasur punë pothuajse 24 orë në ditë”, tha gjenerali amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori