Dje, në Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, pas përfundimit të studimeve një vjeçare, diplomoi me sukses gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.
“Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes është niveli më i lartë i edukimit për ushtarak dhe diplomat në Angli, është një koncept i studimit, post-diplomik, ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë, që janë të përfshira në ndërtimin e strategjive të sigurisë dhe të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ky Kolegj përgatitë liderë strategjik përmes programit të avancuar për zhvillim të lidershipit dhe të menduarit strategjik. Studimet gjatë këtij viti akademik i kanë ndjekur 96 studentë nga 53 shtete të ndryshme të Botës, kurse nga Kosova këtë vit ishte gjeneral brigade Enver Cikaqi”, thuhet në njoftimin për media.
Në ceremoninë e diplomimit ishte prezent edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Elmaze Pireva dhe atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kolonel Richard Perry.
Pas diplomimit, gjeneral Cikaqi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës. Ai shtoi se studimi në këtë kolegj, ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe sfiduese.
“Unë, kam qenë njeriu më me fat, që pata rastin ta kryejë këtë kolegj me renome botërore. Jam angazhuar që ta prezantojë vetveten dhe shtetin tim, në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Pjesëmarrës në studime ishin përfaqësues të shteteve që kanë bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, si shtetet e Commonëelth-it, shtetet nga Amerika e Jugut, Afrika, Azia e Largët, Lindja e Mesme, Shtetet Arabe, Evropa, Kosova, Shqipëria etj.
“Gjatë studimit kemi pasur bashkëpunim me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse, por edhe gjatë vizitave me karakter studimi të institucioneve të sigurisë në shumë shtete të ndryshme të botës. Kuadri i ligjëruesve ishte i jashtëzakonshëm me një përgatitje të lartë dhe karrierë të gjatë në aspektin diplomatik e të sigurisë, kurse gjatë vizitave kemi takuar liderë e diplomat të nivelit botërorë, të cilët janë pjesë e institucioneve vendimmarrëse në organizatat e ndryshme të sigurisë në Botë. Në Mbretërinë e Bashkuar kemi realizuar vizita në institucione shtetërore, ku jemi njoftuar me organizimin e këtyre institucioneve dhe funksionimin e tyre”, tha Cikaqi.
Gjeneral Cikaqi u shpreh se këtë përvojë, në të ardhmen, do ta realizojë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e sigurisë të shtetit të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet