LAJMI I FUNDIT:

Gjeneralët urdhërojnë largimin e forcave të njësisë elitare nga Washington DC – thonë se ata janë nën komandën e guvernatorëve dhe jo të presidentit

Gjeneralët urdhërojnë largimin e forcave të njësisë elitare nga Washington DC – thonë se ata janë nën komandën e guvernatorëve dhe jo të presidentit

Qindra ushtarë të “Airborne të 82-të” u urdhëruan të largohen nga Washington DC, pasi gjeneralët në pension dhe oficeri i lartë i vendit, kritikuan presidentin amerikan Donald Trump, për mobilizimin e ushtrisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anëtarët e njësisë elitare ishin vendosur në kryeqytetin e vendit për të mbështetur ushtarët e Gardës Kombëtare që ishin vendosur në rrugë nga Prokurori i Përgjithshëm, Bill Barr.

Ushtarët do të kthehen përsëri në bazë, në Fort Bragg, të Karolinës së Veriut, tha një zyrtar i lartë i Mbrojtjes për NBC News, pasi Gjenerali i Ushtrisë dhe Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, Mark Milley, u tha publikisht trupave të kombit “të veprojnë në bazë të Kushtetutës” dhe tha se Garda Kombëtare ishte nën kontrollin e guvernatorëve – dhe jo të presidentit.


Trupat qëndruan për një javë në bazat afër qytetit, pasi protestat paqësore u shndërruan të dhunshme në kryeqytetin e vendit – dhe nuk u thirrën kurrë në DC për t’ju përgjigjur trazirave civile, sipas raportimeve./Telegrafi/