Gjendja politike në të cilën ka hyrë Kosova pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, përveç efekteve tjera, nga ekspertët po konsiderohet se do ta vë në pezullim edhe procesin edhe ashtu të ngadaltë integrues të Kosovës për në Bashkimin Evropian.
Reformat në sistemin e drejtësisë dhe fushat tjera që kërkohen në procesin e integrimit evropian vlerësohet se do të shënojnë ngecje për shkak të situatës politike të krijuar në vend.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje, të premten më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë se Qeveria në dorëheqje, edhe ashtu ka pasur një performancë të dobët në proceset integruese, por, që tani në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, sipas tij, do të jetë edhe më e vështirë.
“Duke marrë dy kritere, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe liberalizimin e vizave, mund të themi se Qeveria e dorëhequr gjatë mandatit të saj nuk ka arritur të tregojë progres në fushën e integrimit evropian”.
“Tani kur Qeveria është në dorëheqje kjo ndikon negativisht në procesin e integrimeve evropiane. Nëse deri më sot kemi pasur ecje të ngadaltë në fushën e integrimit, tani do të kemi një pezullim të procesit. Duke pasur parasysh organizimin e zgjedhjeve, mbajtjen e tyre, pastaj konstituimin e institucioneve të reja, unë mendoj se nuk do të kemi asnjë zhvillim së paku për një vit në proceset integruese”, thotë Shasha.
MSA-ja është marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. MSA-ja e obligon Kosovën që të bëjë reforma në sektorin e sundimit të ligjit, siç është pavarësia e Gjyqësorit dhe luftimi i korrupsionit, pastaj kërkon edhe reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në shumë fusha të tjera.
Në tremujorin e parë të këtij viti, bazuar në Programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, del se 30 për qind e masave janë zbatuar plotësisht, ndërsa 70 për qind nuk janë zbatuar dhe përballen me vonesa serioze.
Shasha thotë se në gjendjen në të cilën ndodhet vendi, këto reforma të cilat kërkohen me kriteret evropiane, do të pushojnë tash për tash.
“Nuk duhet të llogarisim as në reformat e nevojshme që duhet të ndodhin në rrugën integruese, qofshin ato në fushën e sundimit të ligjit, siç është miratimi i Kodit të procedurës penale, qofshin ato për qeverisje të mirë, siç është depolitizimi i institucioneve të pavarura. Të gjitha këto zhvillime që kanë filluar efektivisht me dorëheqjen e kryeministrit, do të ngadalësohen apo do të pezullohen në tërësi”, thotë Shasha.
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë se jostabiliteti politik që aktualisht ekziston në Kosovë dhe po shfaqet viteve të fundit e de-faktorizon rolin e Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe në procesin e integrimit evropian.
“Fatkeqësisht edhe në procesin e Berlinit dhe në projektet tjera rajonale, Kosova merr përqindjen më të vogël në krahasim me vendet e rajonit dhe një nga arsyet përveç tjerash është edhe jo stabiliteti politik dhe mungesa e një shumicë të konsoliduar në Kuvendin e Kosovës që ka ekzistuar në dy vitet e fundit”, thotë Gashi.
Gashi shton se mungesa e një vazhdimësie dhe një përfaqësimi më të dinjitetshëm të diplomacisë së Kosovës në rajon dhe Evropë, ka ndikuar negativisht në përfitimet e projekteve rajonale që ka marrë Kosova.
Procesi i Berlinit, ku Kosova nuk po arrin të ketë një rol më të rëndësishëm për shkak të situatës politike jo të mirë, synon përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit të Ballkanit, nxitjen e bashkëpunimit mes tyre si dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.
Projektet kryesore rajonale në fushën e infrastrukturës, të cilat janë pjesë e Procesit të Berlinit që përkrahen nga Bashkimi Evropian, janë autostrada Durrës – Prishtinë – Nish, pastaj linjat hekurudhore në Ballkan e deri te mbështetja e projekteve të përbashkëta të energjisë. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe