Zyrtarisht, shqiptarët në Maqedoni përbëjnë diku rreth 25 për qind të popullsisë së këtij shteti. Kjo është shifra që ka dalë sipas regjistrimit të vitit 2002, kur shteti maqedon kishte ndërmarrë masa që shqiptarët të figurojnë me përqindje sa më të ulët. Por, të gjithë e dinë se kjo përqindje në realitet është më e madhe. Megjithatë, edhe nëse e pranojmë këtë rezultat, shohim se shqiptarët në Maqedoni gëzojnë shumë më pak të drejta sesa serbët në Kosovë ku nuk janë më shumë se pesë për qind. Derisa serbët në Kosovë janë të privilegjuar, shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar e shpesh edhe të persekutuar. Në Kosovë gjuha serbe është gjuhë zyrtare, kurse në Maqedoni gjuha shqipe, pas 18 viteve të marrëveshjes, diku-diku është bërë gjysmë zyrtare e me shumë kushte.
Në Serbi ka shqiptarë më shumë se që ka serbë në Kosovë. Por, të drejtat e shqiptarëve në Serbi as që mund të krahason me ato që serbët i gëzojnë në Kosovë. Ta zëmë, shqiptarët në Serbi e kanë vetëm një deputet në Kuvendin e Serbisë, kurse serbët në Kosovë kurrë nuk kanë më pak se 10. Kjo është për shkak se kushtetutat e këtyre vendeve i privilegjojnë serbët dhe maqedonët në kurriz të shqiptarëve.
Kjo është një gjendje e rëndë e cila e pengon zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të shqiptarëve në këto vende. Përkundër kësaj pabarazie, elitat politike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni e përkrahin këtë gjendje. Këto elita ndihmohen nga disa media, segmente të shoqërisë civile apo OJQ-ve, të cilat, po ashtu, janë të kënaqura me këtë gjendje.
Por, pse funksionon kështu, në dëm të vetit kjo ‘elitë’ dhe kjo ‘shoqëri civile’ me disa ‘intelektualë’?
Funksionon kështu për shkak se duke qenë e papërgatitur dhe e padinjitetshme, ka kaluar nga stadi i dëgjueshmërisë në atë të një serviliteti të pështirë ndaj qeverive të vendeve fqinje, por edhe më gjerë. Por, interesat që i mbron kjo ‘elitë’ janë interesat e tyre personale e jo ato të shtetit apo popullit. Dhe, tashti e kemi parë se për interesa personale dhe grupore, kjo ‘elitë’ politike është e gatshme që t’i prishë marrëdhëniet me shtetet mike pa e pasë parasysh se ky veprim reflektohet në dëm të popullit.
Bashkësia ndërkombëtare ka dëshmuar se edhe kështu e përkrah këtë strukturë qeverisëse të shqiptarëve, vetëm sa për ta ruajtur gjendjen ekzistuese e cila në sipërfaqe duket paqësore. Në këtë gjendje, shqiptarët nuk mund të organizohen politikisht e as të përparojnë ekonomikisht, për shkak se asnjë institucion nuk iu funksionon siç duhet. Prandaj, shqiptarët momentalisht nuk kanë rrugëdalje tjetër pos të merren me vetveten, me varfërinë dhe me probleme të kota të cilat në fund i detyrojnë që ta lëshojnë vendin e tyre.
Shqiptarët janë arsyeja kryesore që në Ballkan të gjithë i kanë punët më mirë sesa ata vetë. Gjendja e tashme i detyron shqiptarët që të punojnë dhe të krijojnë kushte që Serbia, Maqedonia, Mali i Zi por edhe Greqia, të zhvillohen ekonomikisht. Pra, këto shtete zhvillohen me mundin dhe paratë e shqiptarëve, të cilët njëkohësisht mbesin më të paorganizuarit, më të varfrit, më të paarsimuarit …
Pasi që gjithçka ka fund, një ditë edhe këtij durimi ndaj kësaj gjendjeje i vjen fundi. Një ditë shqiptarët do të kërkojnë (seriozisht) arsyen pse janë në këtë gjendje dhe mënyrën se si duhet të dalin nga aty. Vazhdimi i jetës inferiore është kundër natyrës njerëzore.
Idetë dhe besimet se një ditë Serbia dhe Maqedonia do të demokratizohen dhe se do të hyjmë së bashku në Union Evropian ku të gjithë do të jemi të barabartë dhe do të dalim nga kjo gjendje, janë përralla për fëmijë të vegjël.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë