Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, publikoi raportin me të gjeturat rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët.
Në njoftimin për media thuhet se fokusi i hulumtimit ka qenë vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë si dhe fëmijët e traumatizuar nga vizitat e mëhershme.
Të gjeturat e raportit janë shqetësuese, për faktin se:
- Mosha pesë vjeçare është mosha mesatare e fëmijëve që kanë vizituar për herë të parë dentistin. Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë.
- Mesatarja e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar dentistin përherë të parë është rreth 10 dhëmbë të prishur. Shumica e këtyre fëmijëve janë sjell me dhimbje ose kanë përjetuar dhimbje të dhëmbëve në dy ditët e fundit ose më gjatë.
- Mesatarja e përgjithshme e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar për herë të parë dentistin, pra e dy grupeve të ndjeshme dhe vështirë menaxhueshme: fëmijëve që kanë vizituar dentistin për herë të parë dhe atyre që kanë pasur trauma të mëhershme, sillet rreth 8 dhëmbë të prishur.
- Të dhënat e tanishme pothuajse përputhen me të gjeturat edhe të dy viteve më parë, ku, nga 165 fëmijë të moshës dy deri në tetë vjet, tek të cilët ishin ende të pranishëm shumica e dhëmbëve të qumështit, në mesatare, kishin mbi 7 dhëmbë të prishur të qumështit.
Rekomandimet për institucionet e nivelit lokal:
- Institucionet e nivelit lokal të ndihmojnë aktivitetet profesionale që kanë për qëllim informimin e fëmijëve të institucioneve parashkollore e fillore:
- Mbi rëndësinë e shëndetit oral,
- Për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët,
- Për metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve,
- Po ashtu, institucionet e nivelit lokal duhet të ndihmojnë aktivitetet profesionale në institucionet parashkollore e fillore që kanë për qëllim:
- Vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes së shëndetit dentar dhe oral,
- Vlerësimin e nivelit të edukimit për shëndetin oral, si dhe
- Përgatitjen e rregullores-strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme për edukim shëndetësor oral në institucionet parashkollore dhe fillore në nivel lokal.
Rekomandimet për Institucionet e nivelit qendror:
- Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të fusin në planprogramin mësimor të vitit shkollor 2020/2021 si lëndë të obligueshme edhe lëndën e Edukimit Shëndetësor
- Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të planifikojnë dhe fillojnë realizimin e projektit për kuzhinat në shkolla në mënyrë që fëmijët të ushqehen shëndetshëm gjatë qëndrimit në shkollë
- Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të marrin vendim dhe të mos lejojnë shitjen e ushqimeve të dëmshme në hapësirat rreth institucionet shkollore dhe futjen e tyre brenda objekteve brenda, të cilat ndikojnë keq në shëndetin oral, por edhe në shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve
- Institucionet e nivelit qendror urgjentisht të fillojnë implementimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore
Këshillat për prindërit:
- Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve e po ashtu duhet përgatitur paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë.
- Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre në mënyrë që dhëmbët t’i pastrojnë në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit. Me rregull, dhëmbi i parë i qumështit del rreth muajit të gjashtë.
- Ky duhet të jetë momenti kur prindërit duhet të fillojnë pastrimin e dhëmbëve tek fëmijët e tyre me gaze sterile dhe çaj kamomil, ndërsa pas moshës një vjeçare, gradualisht të fillojnë pastrimin e dhëmbëve edhe me brushë e paste, duke përfshirë këtu të gjithë dhëmbët, të gjitha sipërfaqet.
- Prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët t’i largojnë sa më shumë nga ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, krip, piper e po ashtu edhe nga pijet e gazuara dhe t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë dhe perime të freskëta;
- Prindërit duhet ta dine se dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare dhe ata janë dhëmballët e parë që dalin në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit, lart dhe poshtë. Shpesh herë prindërit mendojnë se këta janë dhëmbë të qumështit.
Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët