LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rëndë në shëndetësi, Sanxhaku lindor kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria

Gjendja e rëndë në shëndetësi, Sanxhaku lindor kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, ka alarmuar për gjendjen e rëndë në Sanxhakun lindor si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në një komunikatë të lëshuar për media kjo shoqatë apelon tek institucionet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët.

Ky është apeli i shoqata “Kosova për Sanxhakun”:


Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor

Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderueshme nga të gjitha anët, mungesa e personelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19.

Komunat më të rrezikuar nga pandemia Covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.

Andaj apelojmë të gjitha institucioneve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë që të bëjnë të pa mundurën që këtyre tre komunave të lartpërmendura t’iu dilet në ndihmë, sidomos me kuadro shëndetësore. Mjekët janë më se të domosdoshëm.

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” fton Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë te ndihmoj Sanxhakun përmes Këshillit Kombëtar të Sanxhakut (Telefon: +381 20 315 608 E-mail: glavni.ured@bnv.org.rs ) dhe po ashtu fton Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë që të ndajnë nga një shumë parash për këtë qëllim në ndihmë vëllezërve nga Sanxhaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori