LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv
Foto: Arkiv

Një 16 vjeçar në fshatin Dubravë të Istogut ka mbetur aksidentalisht i plagosur në kokë, nga një zyrtar policor i cili ka qenë familjar i viktimës.

Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike gjatë ditës së sotme, por se gjendja e tij vazhdon të mbetet e njëjtë.


E plagosi aksidentalisht në kokë familjarin e tij 16-vjeçar, arrestohet dhe suspendohet nga puna polici në Istog
Lexo po ashtu E plagosi aksidentalisht në kokë familjarin e tij 16-vjeçar, arrestohet dhe suspendohet nga puna polici në Istog

“Ka përfunduar një intervenim kirurgjik gjatë ditës së sotme, gjendja e pacientit mbetet e njëjtë, shumë e rëndë. I njëjti është transferuar në Mjekim Intensiv në Klinikën e Pediatrisë”, ka thënë Syla.

Ndryshe Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare.

“Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”,  kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhej në njoftimin e IPK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori