LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur autori që vrau gruan 6-javëshe shtatzënë në Fier

Gjendet i vdekur autori që vrau gruan 6-javëshe shtatzënë në Fier

Demokrat Medinaj, 29-vjeç, është gjetur i vdekur në deponinë e Fierit.

Personi në fjalë është autori i krimit në familje, i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, 28-vjeç, në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Ndërkohë policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.


Ai ishte shpallur në kërkim pikërisht për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bashkëshorti vret gruan 6-javëshe shtatzënë në Fier
Lexo po ashtu Bashkëshorti vret gruan 6-javëshe shtatzënë në Fier

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Demokrat Medinaj dhe Irvana Hyka lanë pas dy fëmijë të mitur, ndërsa familjarët kanë konfirmuar se gruaja tashmë e ndjerë ishte në pritje të një fëmije tjetër pasi ishte 6 javësh shtatzënë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori