Gjendet pa shenja jete një person në Deçan

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Deçan.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur rrugës 07:00, transmeton Telegrafi.
"Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës", thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Tutje, policia njofton se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































