LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Prizren
Foto: Ilustrim

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Viktima është një femër e lindur në vitin 1964 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, mendohet që vdekja është natyrale.

Osmanollaj tha për Telegrafin se me urdhër të prokurorit, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


“Një grua e lindur në vitin 1964 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku  kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale të policisë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, tha Osmanollaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Kalo në kategori