Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën rreth orës 07:50, në Dragash.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/