LAJMI I FUNDIT:

Gjendet lënda e rrallë në fund të Oqeanit Paqësor

Gjendet lënda e rrallë në fund të Oqeanit Paqësor

Kërkuesit japonezë deklarojnë se kanë zbuluar depozitat e një minerali shumë të rralle i cili shërben për të ndërtuar të gjitha pajisjet hi-tech.

Bëhet fjalë për 100 miljardë tonë minerale të gjetura në thellësinë 3 mijë e 500 metra, në baltën në fund të Oqeanit Paqësor. Përmes kësaj lënde sulfidi ndërtohen të gjitha pajisjet teknologjike, që përdoren në celularët e mençur, tabletët e kompiuterat personalë.

Sipas revistës “Nature Geoscience”, grupi i kërkuesve japonezë ka arritur të gjejë 78 zona me këtë material që gjithësej përbëjnë 4 milje katrorë. /BBC/