MPB njofton se një i burgosur nga Shkupi është gjetur i vdekur në burgun e Shtipit.

"Më 15.12.2025 në orën 10:35 të mëngjesit, Departamenti i Policisë së Shtipit njoftoi se në njërën nga dhomat e Institucionit Ndëshkues - Burgu i Shtipit, i dënuari V.M. (40) nga Shkupi është gjetur i vdekur", thonë nga MPB.


Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.

"Është kryer inspektimi i vendit të ngjarjes, dhe me udhëzime të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/